Arroganca e personave me uniformë që justifikojnë veprimet e tyre me “fuqinë” që iu jep posti vazhdon. Në qytetin e Fierit një polic bashkiak, i shoqëruar nga dy kolegë të tjerë, ka ofenduar një shitës në rrugë.
Kjo e ka acaruar tregtarin, pasi në prani të kësaj situate ishte gruaja dhe djali i tij, i cili ka shpërthyer në lot teksa shinte babain e tij që përleshej me policin bashkiak.
Kolegët e tjerë dhe gruaja e tregtarit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por polici i cili mban një celular në dorë i kthehet ashpër tregtarit dhe e dhunon, ndërsa në fund në mënyrë arrogante i flak tej mallin e tij, me të cilin shitësi siguron bukën e gojës.
Një sjellje e pafalshme kjo e ndodhur në qytetin e Fierit, aq më tepër në prani të një fëmijë, që i duhet në këtë moshë të vogël të shikojë babain e tij të dhunohet nga uniformat e policisë, sikur të ishte një “kriminel”, për më tepër shikoni videon që nuk ka nevojë për koment./JOQ
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/