Socialistët në referendum, frikë për pjesëmarrje minimale

Socialistët në referendum, frikë për pjesëmarrje minimale

71
0
Shares

Ne foto, pamje nga votimi per delegatet e kongresit te PS

Socialistët zhvillojnë sot referendumin e thirrur nga Kongresi i tyre lidhur me mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste në përpjekje për t’i dhënë legjitimitet mandatit të zgjatur në kundështim me statutin.

81.572 anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë sot në 383 qendra votimi kurse që referendumi të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë më shumë se 50 për qind të anëtarëve.

Pyetja qe do te duhet t’i pergjigjen socialistet eshte: “Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur kryeministër a konsiderohet i rinovuar mandati i kryetarit?”.

Drejtuesit e PS kane zhvilluar fushate pro referendumit por megjithate ka nje frike te madhe per pjesemarrje te ulet te socialisteve ne votim.

Referendumi u kontestua nga deputeti Ben Blushi, i cili ka shprehur ambicien për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Sipas deputetit Blushi, referendumi ishte i paligjshëm, dhe i manipuluar para se të zhvillohet. Rivali i Ramës, Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi zhvilluan një fushatë kundër referendumit, duke u bërë thirrje anëtarëve të Partisë Socialiste që të mos marrin pjesë në votim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY