Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu u aksidentuar sot ndërsa po lëvizte në aksin rrugor Fushë Arrëz-Gjegjan në rrethin e Pukës.
Makina e tij u përlas me një makinë tjetër. Makina është dëmtuar por deputeti nuk ka pësuar dëme.
Ndreu po ndjek zhvillimin referendumit në Pukës.
Një natë më parë u aksidentua me ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili po ashtyu shpëtoi pa dëmtime nga aksidenti. Edhe Bushati po kthehej nga një takim me socialistët e Kukësit për referendumin që po mbahte sot nga anëtarët e PS-së në të gjithë vendin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/