PS mbyll votimin në referendum, shifrat si të Frontit

PS mbyll votimin në referendum, shifrat si të Frontit

62
0
Shares

PS ka mbyllur në orën 18.00 votimin për referendum duke raportuar shifra të larta pjesëmarrjeje.

Sipas PS pjesëmarrja më e lartë në Malësinë e Madhe 94,8% ndërsa në zonat e veriut socialistët kanë votuar masivisht.

Në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.

Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind.

Numri i votave kundër ka qënë afërsisht 5%. Deputeti Blushi tha një ditë më parë se listat u reduktuan me rreth 20%. Ndërsa deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi e quajti këtë referendum të cuditshëm pasi për herë të parë komisionerët ishin vetëm të një pale. Grupi që kundërshtoi referendumin nuk kishte as anëtarë në komision dhe as vëzhgues.

Gazetarët që vizituan qendrat e votimit panë një numër shumë të vogël votuesish. Që referendumi të ishte i pranueshëm, pjesëmarrja duhet të jetë mbi 50%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY