Pjerin Ndreu për aksidentin: Mund t’i shmangesha fajit por e prano

Pjerin Ndreu për aksidentin: Mund t’i shmangesha fajit por e prano

121
0
Shares

Ne foto, Range Rover I Ndreut ne vendin e aksidentit

Deputeti socialist Pjerin Ndreu është përmirësuar shumë në sjelljen e tij pas votimit të ligjit për dekriminalizimin. Ai bëri një aksident sot në Pukë cafrë i ka shërbyer të testojë ndërgjegjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se ishte fajtor për aksidentin dhe e kishte pranuar fajin edhe pse kishte mundësi të mos e bënte këtë gjë, pasi sic thotë vetë, policët ishin në stres.

“Jeta është dinamike. Ka të mirat e të këqijat e saj. Ne jemi aktorë seriozë ku patjetër i bindemi ligjeve të natyrës, fatit apo vullnetit të Zotit. Kur ke faj ti rri e qëndro!

Unë sot isha fajtor në një përplasje makinash në Rrapë të Pukës, që falë Zotit shkoi pa pasoja në njerëz. Qytetari që u përplas me mua nuk kishte asnjë faj.

Policët ishin me stres por unë u thashë se faji ishte i imi dhe të mos abuzojë askush me të drejtën e Zotit. Pagova gjobën për shkeljen. Mund edhe t’i shmangesha fajit, por nuk kisha kurajë të penalizoja një të pambrojtur sepse isha unë fajtor…

I falënderoj të gjithë ato që mu gjendën pranë duke më kujtuar për të njëmijtën herë se nuk jam vetëm dhe se miqtë, shokët, kushërinjtë e familja dhe njerëzit e zemrës janë oksigjeni ku unë gjej forcë e me duket vetja asgjë para tyre!”, shkruan Ndreu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY