Partia Demokratike akuzon OSHEE për mbifaturime masive në faturat e energjisë elektrike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se faturat e enrgjisë nuk shkruhen sipas konsumit, por “sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës”. “Edi Rama ka vërsulur bandën e OSHEE kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë para kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike. Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës, e jo sipas konsumit”, u shpreh Zhupa.
Nga ana tjetër, sipas PD u krijohen lehtësira në pagesat e energjisë, bizneseve të mëdha që u përkasin oligarkëve të Ramës, “Ndërkohë që bizneset e mëdha që u përkasin oligarkëve të Ramës trajtohen me përkëdheli dhe lehtësohen në pagesat e energjisë. Paratë që merr me dhunë e me manipulim faturash, Edi Rama i ndan më pas me miqtë e tij, me tendera ku fituesit janë të paracaktuar”, ka thënë në deklarat për media Ina Zhupa.
Më tej Zhupa ka theksuar se “vetëm për vitin e kaluar, 91 mijë e 400 qytetarë janë ankuar për faturimet abuzive. Gjahu i preferuar janë familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak, atëherë banda e Edi Ramës i kalon në aforfe, duke ua shumëfishuar gjobën”, tha ajo .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/