Dy vëllezër janë plagosur Kolonjë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në malin e Leshnjës, pranë kufirit grek. 31-vjeçari D. D dhe 34-vjeçari A. D kanë qenë duke kullotur bagëtitë e tyre, pranë vendit të quajtur “Shënkoll”.
Dyshohet se autori i plagosjes të tyre, ka qenë një person i maskuar, i cili pasi i ka qëlluar, është larguar me shpejtësi. Dy vëllezërit po marrin mjekim në Spitalin e Ersekës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbime të Policisë Kufitare, si edhe efektivë të Komisariatit Kolonjë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë identifikimin dhe arrestimin e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/