Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka urdhëruar nisjen e hetimit administrativ lidhur me aksidentin tragjik të helikopterit EC 145 duke shmangur plotësisht prokurorinë.
Urdhri i saj shton edhe më shumë mjegullën rreth arsyeve të aksidentit ndërkohë që i mbijetuari mbahet nën izolim të rreptë në spitalin ushtarak edhe pse nuk ka më emergjencë mjekësore.
Dy pilotë të Forcave Ajrore, Donald Hoxha dhe Florian Deliu humbën jetën në këtë aksident të rëndë.
“Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, me urdhër të Shefit të Shtabit gjeneralmajor Jeronim Bazo është ngritur një grup pune, i cili është vënë në dispozicion të prokurorisë me qëllim koordinimin e të gjithë veprimeve në zonën e ngjarjes, si dhe vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit dhe provave materiale që do ndihmojnë në hetimin penal.
Të gjitha informacionet që do të dalin nga ky hetim administrativ do t’i vihen hap pas hapi në dispozicion prokurorisë. Për të ndihmuar procesin e investigimit, Ministria e Mbrojtjes ka thirrur ekspertë të kompanisë prodhuese të helikopterit EC 145, të cilët kanë mbërritur dje në Shqipëri.
Po dje, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve kanë mbërritur edhe ekspertë ushtarakë amerikanë me ekspertizë të specializuar të këtij lloj helikopteri.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Ushtarake ka marrë në ruajtje vendngjarjen me qëllim mos dëmtimin e provave”, sqaron MM.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/