Gardisti vrasës, foto të një femre tjetër në portofol

Gardisti vrasës, foto të një femre tjetër në portofol

60
0
Shares

Të afërmit e Ida Dervishit, gruas së vrarë nga burri i saj tri ditë më parë, thonë se viktima kishte zbuluar se i shoqi e tradhtonte. Daja i viktimës, Arjan Mancaku, tregon se mbesa e tij kishte zbuluar se i shoqi kishte të dashur, shkruan Panorama.

Mancaku thotë se mbesa e tij i kishte gjetur burrit në portofol foton e një femre, por nuk kishte guxuar t’i thoshte asgjë apo të pyeste nga frika e dhunës. Ndërkohë, një ditë para se dhëndri t’i vriste vajzën, Feride Spahia i ishte lutur asaj që të mos shkonte më tek i shoqi, por të qëndronte në shtëpinë e nënës.

Nëna e Ida Dervishit kishte ditëlindjen dhe e bija bashkë me fëmijët kishte qenë për drekë tek ajo. Por e ëma s’e ka mbajtur dot. Vajza i ka thënë se i shoqi do ta vriste edhe po të rrinte tek ajo, edhe po të kthehej në shtëpi.

Nëna e 29-vjeçares tregon edhe bisedën me dhëndrin, Admir Dervishi, të cilit i ka kërkuar që të divorcohej me vajzën e saj, por ai nuk ka pranuar. Ndërsa gati një muaj para vrasjes, ai e kishte rrahur aq keq, sa i kishte thyer dhëmbët.

Kur e keni takuar Idën për herë të fundit?

Një ditë para se ta vriste ai. Erdhi këtu bashkë me fëmijët, sepse unë kisha ditëlindjen. Ndenji për drekë, përgatitëm drekën bashkë dhe iu luta që të mos shkonte. Kisha një parandjenjë, sepse një natë më përpara ishte zënë keq me të. Mos shko, i thosha, se ai do të të vrasë. “Ai do të më vrasë, si këtu, si atje”, më tha dhe u largua. Kështu më thoshte gjithmonë. Ai çfarë nuk sajon. Për xhelozi thotë. Kur ishte xheloz, pse i mori dyqan? Por i donte lekët sepse ia merrte çdo ditë. Edhe dy ditë para se ta vriste i kishte shkuar te dyqani, sepse ia bënte xhaketat që shiste me shenjë.

Kjo ishte arsyeja pse kishin debatuar?

Po. “Ku është kjo xhaketa që ishte këtu? Apo e ke shitur?”, i ka thënë. Më pas i kishte kontrolluar sirtarin dhe shitjet që kishte bërë dhe i kishte thënë: “Këtu mungojnë 100 mijë lekë. Ku i ke, apo ia ke dhënë nënës tënde?”. Nëna ku ta ndihmonte, t’i jepte ndonjë gjë, jo t’i merrte. Ata vuanin për bukën e gojës. Atë ditë që erdhi, pra, një ditë para vrasjes, Ilda më tha që nuk kishte këpucë për të veshur. Ia dhashë lekët, i thashë të shkonte të blinte një palë atlete. Ai zihej dhe e rrihte për një fjalë goje. Nuk di çfarë të them për atë njeri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY