Flet babai i Florianit: Aksidenti më duket paradoksal, kemi besim se ngjarja...

Flet babai i Florianit: Aksidenti më duket paradoksal, kemi besim se ngjarja do zbardhet

63
0
Shares

Babai i Florianit

Babai i pilotit Florian Delia, i cili humbi jeten në aksidentin tragjik të 6 prillit ka rrëfyer mes dhimbjes dhe lotëve pasionin e të birit për profesionin dhe momentet e fundit të ndarjes me të. Shpreson te zbulimi i të vërtetës së aksidentit dhe vlerëson nderimin që iu bë veprës së djalit të tij që u nda kjo botë në krye të detyrës duke lënë pas të vetme bashkëshorten dhe tre vajza.

Prej tre ditësh familjarët e Florian Delia një prej pilotëve që humbi jeten në aksidentin e 6 prillit kanë hapur dyert e mortit .

43 vjeçari ishte baba i tre vajzave, më e madhja 12 vjeçe dhe më e vogla 6. Mes dhimbjes për humbjen e djalit, babai i 43-vjeçarit rrëfen çastin e fundit kur kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punë

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:
Komunikova në 7:15 kur ai dilte në punë. Merrte makinën që tani ka mbetur aty. Merrte dhe nusen e vet.

Ngjarjen e kishte mësuar nëpërmjet televizorit, dhe deri në momentin e fundit nuk e ka besuar që një prej vikimave është i biri.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:
Mora vesh që është një helikopter. E dija që djali ishte në veri. Njëherë është një i vdekur, njehrë është dy. Njëherë është një i plagosur dhe doli dhe derisa në fund emrat dolën.

Nuk e di ende shkaqet e aksidentit tragjik, por thotë se ka besim se ngjarja do të zbardhet.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:
Është pak paradoksale që një mjet i testuar nga NATO dhe kur e ballafaqoj me kohën e mirë që ishte dhe kushtet më duket…nuk e di se cfarë ka ndodhur.

Pavarësisht se dhimbja është e madhe babai i 43 vjeçarit thotë se ndihet krenar me respktin qe iu bë të birit.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:
Falenderoj të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e kësaj dhimbje.

Thote se nuk i kanë munguar vizitat nga politikanet ndërsa një ditë me pare shefi i Shtabit Gjeneral major Jeronim Baze i ka dorëzuar letrën e falenderimit të kryeministrit së bashku me cekun e sigurimit të jetës, që do te përdoret për rritjen e tre vajzave të mitura cilave nuk ua kanë mbajtur dot të fshehtë humbjen e të atit.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:
Për mua është goditje e rëndë, djali nuk më vjen. Për vetë mirënjohjen që po tregojnë shqiptarët, edhe politika nuk është përzjerë. Kur të dalë e vërteta…ne kemi besim se do të dali shumë shpejt.

Floriani ishte djali me i math i familjes Deliaj, ai ka një vëlla dhe një moter. Familja ka zbritur vitet e fundit në Tiranë nga Kalaja e Dodës duke ndërtuar këtë banesë. Por fati Florianin e dërgoi në banesën e fundit në një moshë fare të re.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:
J
eta e djalit, kjo është pengu kryesor. Famijët që do ti shoh për ditë duke u rritur pa baba, peng është.


floriani

Florian Deliaj

/ora news/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY