Saimir Tahirit për disa shqiptarë “i plas” për disa të tjerë “nuk...

Saimir Tahirit për disa shqiptarë “i plas” për disa të tjerë “nuk i plas” në Athinë

72
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Athinë ka pasur një përplasje me një gazetar shqiptar. Është vetë gazetari Shpëtim Zinxhiria bën të ditur se ka pasur një përplasje me ministrin e Brendshëm.
Në faqen e tij në “Facebook”, gazetari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar dialogun me ministrin, i cili i ka kërkuar të fikte kamerën, duke përdorur edhe fjalë të pahijshme.

Ministër gangster apo rrugaç?

sz“Priste një falje nga ministri po më kot, pasi gangsterët nuk dinë të sillen si njerëz, nuk dinë se ç’është edukata dhe personaliteti aq më keq kur janë të veshur në pushtet. Nuk respektojnë moshën edhe pse përball kanë baballarët e tyre…
Ministri: fike atë kamer ti more!
Gazetari: bëj detyrën!
Ministri: çfarë je ti?
Gazetari ; Jam gazetar, unë punën time ti punën tënde!
Ministri: as më plas fare!
Ambasadori, gazetarit në vesh po deshe fike kamerën…
Dhe kështu u bë kamera u fik në një kohë që ministri kishte humbur toruan dhe po u kthente përgjigje emigrantëve me zë të lartë.
Dihet se i gjithë takimi është incizuar në audio nga zëdhënësi i ministrit, por edhe me kamer amatore, pra askush nuk mund të mohoj këtë sjellje prej gangsteri të tij…”, shkruan gazetari në “Facebook”.

Debati është zhvilluar gjatë një bisede që ministri shqiptar i Brendshëm po zhvillonte me disa emigrantë shqiptarë, për të cilët duket se “i plas”, kur u fliste për të mirat e mundësisë së votimit të tyre.
Ndërkohë burime pranë ministrit bëjnë të ditur se zoti Tahiri i ka kërkuar gazetarit të mbyllë kamerën, duke i thënë se ishin pa protokoll, në një bisedë si në familje. Sipas këtyre burimeve, gazetari ka deklaruar se nuk do të mbyllte kamerën, ndërsa ministri i është përgjigjur: “Ok, ti e di”.
Burime pranë ministrit ftojnë gazetarin të publikojë filmimet, për të vërtetuar akuzat ndaj ministrit Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY