Nis aksioni për nxjerrjen e helikopterit

Nis aksioni për nxjerrjen e helikopterit

51
0
Shares

Ka nisur aksioni për nxjerrjen nga ujërat e liqenit të helikopterit ushtarak në Grizhë të Malësisë së Madhe. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët dhe forcat RENEA për të kqyrur vendin e aksidentit.

Po ashtu aty ndodhen edhe specialistë të kompanisë franceze Eurocopter e cila është edhe kompania prodhuese e helikopterit të rrëzuar.

Ekspertet vazhdojnë matjet në liqenin e Shkodrës për të bërë të mundur nxjerrjen e helikopterit.

Edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në vendngjarje dhe po kqyrin mundësitë për ta nxjerrë sa më shpejt helikopterin në sipërfaqe.

Nxjerrja e mjetit që u kushtoi jetën dy pilotëve Donald Hoxha dhe Florian Deliaj, do të mundësojë hetimin e kutisë së zezë, për të zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit EC 145.

Helikopteri u rrëzua pasditen e 6 prillit në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY