New York Times citon sulmin e Ramës ndaj Trump

New York Times citon sulmin e Ramës ndaj Trump

51
0
Shares

New York Times ka publikuar sot një shkrim lidhur me deklaratat që kryeministri shqiptar Edi Rama bëri në një televizion në Kosovë kundër Donald Trump.

Ai deklaroi vetëm një javë para vizitës në SHBA se zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ishte rrezik për Shqipërinë dhe marrëdhëniet SHBA – Shqipëri.

“Donald Trump është një kërcënim për Amerikën, dhe padyshim, një kërcënim për marrëdhëniet Shqipëri – SHBA”, citon Rama nga NY Times.

Gazeta sqaron se Rama u shpreh që nuk po u referohej Republikanëve, por “një karakteri që ka ngjallur shqetësim” tek disa republikanë, aq sa ata tani duan të votojnë për Hillary Clinton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY