I digjet makina drejtorit të doganës së Hanit të Hotit

I digjet makina drejtorit të doganës së Hanit të Hotit

71
0
Shares

Persona të panjohur i vunë flakën afer mesnates makinës së drejtorit të doganës së Hanit të Hotit, Elidon Beli. Bashkë me të u dogjën edhe 2 makina të tjera. Njëra prej tyre i përkiste një inspektori ndërsa makina e tretë ishte e bllokuar.

Prokuroria ka nisur hetimet per akuzen zjarrvenie e qellimshme. Tre makinat kane qene larg njera tjetres ne momentet e zjarrvenies nderkohe qe zjarri eshte provokuar ne motorin e seciles.

makinatt shkoder

Pamje te makinave te djegura

Djegia e makinave ndodh ne diten e përfundimit të operacionit të sekuestrimit të 19 mjeteve luksoze të cilat u futën në Shqipëri kontrabandë përmes kufitare të Hanit të Hotit gjatë vitit 2015.

Policia ka ndaluar 11 persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në një rrjet të trafikut të mjeteve motorike.

Gjatë operacionit të koduar “Lux” janë sekuestruar 19 mjete luksoze si Range Rover, Audi A6-A8, BMË X5-X6, Mercedes, Volksvagen me vlerë disa mijëra euro.

Në bazë të hetimeve policia bën të ditur se mjetet janë vjedhur në vendet e rajonit, Kosovë, Bosnje, Serbi, Kroaci, Austri, Francë dhe Itali dhe më pas nëpërmjet Malit të Zi futeshin në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY