DYFISHOHET KOSTO/Qeveria shton 50 milionë euro për Autostradën Tiranë-Elbasan

DYFISHOHET KOSTO/Qeveria shton 50 milionë euro për Autostradën Tiranë-Elbasan

66
0
Shares

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë për autostradën e Elbasanit që ka çuar koston e projektit për 13 kilometrat e para në 11,2 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro.

Burimet nga Ministria e Transportit bëjnë me dije se shtesat për punimet nga shembja në Ibë janë llogaritur 50 milionë euro.

Ndërsa ekspertë të sektorit pohojnë se vlera për meremetimin e saj është shumë e vogël, por shpjegojnë se kompania greke Aktor e ka shfrytëzuar këtë situatë për të kompensuar humbjet që ka pësuar për punimet në Tunel.

I kontaktuar nga Monitor.al, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika tha se tashmë është rënë dakord për shtesën e punimeve dhe përfundimi i tyre kryhet brenda këtij viti. Xhika nuk preferoi të fliste me shifra rreth çështjes, por ka pohuar se tashmë çështja e shembjes është zgjidhur. Vlerësimi i kostove është bërë nga nje grup pune i posaçëm, tha ai.

Teksa kompania Aktor ka harxhuar rreth 58 milionë euro për ndërtimin e 5 kilometrave tunel duket se kompania ka siguruar 81 milionë euro, për disa kilometra rrugë, vlerë kjo rreth 35 për qind më e lartë se kosto e tunelit.

Ish minister i Ekonomisë, tani ministër i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi në fund të nëntorit 2015 shtesën e parave për ndërtimin e rrugës. “Rruga Tiranë-Elbasan, ishte një projekt i bërë keq. Dua ta ndaj me qytetarët, është një projekt i bërë keq, që nuk i mjaftojnë paratë e dhëna, do gati 50 milionë të tjera euro. Duhet ta themi të vërtetën” është shprehur ministri Ahmetaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY