Polumbarët e Forcave RENEA kanë dështuar në disa tentativa, që të vendosin jastekë ajri për të ngritur në sipërfaqe të Liqenit të Shkodrës, helikopterin EC 145, që u rrëzua tre ditë më parë. Orvatjet e tyre nuk kanë sjellë rezultat. Sipërfaqa e butë e rërës në fundin e liqenit ka bërë që me peshën e rëndë mjeti të zhytet dhe të jetë e pamundur të lidhen jastëkët e ajrit.
Misioni që sot ka dështuar, bën edhe më të domosdoshme praninë e ekspertëve të kompanisë prodhuese, si dhe angazhimin e mjeteve të tjera për nxjerrjen e helikopterit, qoftë të një helikopteri tjetër apo të një vinçi, pasi vetë helikopteri i zhytur peshin afërsisht 1 ton e 800 kilogramë.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.
Pasi ka nisur hetim për ngjarjen, Prokuroria e Përgjithshme është tërhequr nga hetimet duke ia lënë këtë çështje hetuesve ushtarakë. Gjithashtu edhe për nxjerrjen e mjetit pritet që të vihen në dispozicion mjetet e Ushtrisë.tvklan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/