Deflacioni nënshtron ekonominë, 0.3% në mars

Deflacioni nënshtron ekonominë, 0.3% në mars

107
0
Shares

Ne foto, kurba e renies se inflacionit 6 vitet e fundit

Për të dytin muaj radhazi ndryshimi vjetor i çmimeve shënoi ritmet më të ulta të rritjes duke qenë me afër deflacionit se inflacionit, duke reflektuar një situatë të vobekte të konsumit.

INSTAT raportoi se në muajin mars 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Por teksa deflacioni duket se po nxitet nga rënia e çmimeve të transportit, veshjeve dhe qirave, nga ana tjetër çmimet e shportës, sidomos ato të perimeve janë rritur me ritme dyshifrore. Çmimet frutave u rriten në muajin prill me 28% dhe çmimet e zarzavateve me 8%.

Rënia e inflacionit në nivelet më ulta të dekadës duket së ka ardhur nga rënia e çmimeve në shërbimet e transportit, veshjeve, këpucëve dhe shëndetit.

Në muajin shkurt inflacioni shënoi uljen më të madhe të tij në 25 vitet e fundit duke rënë në 0.2% ose 10 herë më pak se sa projeksioni i Bankës Qendrore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY