Deputeti i PD-së, Luciano Boci ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të vijuar sherrin e nisur dje në Parlament mes deputetëve të PD dhe deputetit socialist Erion Brace. Ka shkruar një poezi me titull “Cubi dhe Bubi”.
Cubi dhe Bubi
Që parlamenti ynë ka shumë “cuba” rruge, nuk besoj se përbën ndonjë lajm!
Por ama ka dhe buba që bëjnë si cuba.
Ky duket që është lajm…!!!
Dhe bubi që bën si cubi është figura më e neveritshme e tij!
Bubi është modeli më i pështirë i njeriut që nuk është vetvetja!
Është simboli i një pushteti të dalë boje e karakteri!
Ulëret e bërtet që zëri i hollë të bëjë sa më shumë njollë!!
Shan e përshan dynjanë me fjalë që ndezin kasabanë dhe vetë lëpin në njëqind sahanë!
Bën në pod si luan dhe kur del në shesh s’ja mban!
Bën di gango për të fshehur faktin që është thjesht lango!
Në fund:
Pi bir me kriklla e ha turp me bukë e më pas lan duart …. me sarinë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/