Foto Ilustruese – Stadiumi i Vlorës
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet kryesisht pas ngjarjes së djeshme, në përfudnim të ndeshjes Flamurtari – Kukësi, ku një sportdashës humbi jetën në rrethana ende të pacaktuara.
Mikel Selmanit, tifozi i Flamurtarit që humbi jetën pasditen e djeshme nuk dihet ende se nga kush është qëlluar që ka marrë goditjen fatale që e la të vdekur.
Pas pamjeve të publikuara në media, prokuroria e Vlorës nisi hetimet për ngjarjen, për të mësuar më shumë mbi mënyrën si Mikel Selmani ka shkuar në spital pa shenja jete.
Tifozi ka qenë duke dalë së bashku me të tjerë, dhe pikërisht në momentin që ka qenë në shkallë, ka rënë duke përplasur dhe kokën.
Menjëherë 42-vjeçari është transportuar për në spital, por goditja ka bërë që të humbiste jetën në moment dhe gjithçka ka qenë e kotë.
Të afërmit: E shtyu polici
Ndërkohë, të afërmit e Mikel Selmanit, tifozi i Flamurtarit që humbi jetën pasditen e djeshme gjatë ndeshjes Flamurtari- Kukësi, japin detaje për ngjarjen.
Daja i viktimës, Xhelil Xhelilaj deklaron se ndryshe nga sa u tha mbrëmë, vdekja e 42-vjeçarit nuk ishte aksidentale.
“Mikeli s’vdiq aksidentalisht, është shtyrë nga polici. Shkaktari të marrë dënimin e merituar”.
Ai shtoi më tej se, “Kemi shkuar në prokurori për hetimin e ngjarjes”.
Dëshmitarë të ngjarjes treguan mbrëmë se rezultati i humbjes së ndeshjes ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e tifozëve vlonjatë, ku disa prej tyre janë çuar duke u larguar nga stadiumi, ndërkohë që pikërisht në këtë moment ka ndodhur dhe incidenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/