Këto pamje të japin ndjesinë sikur po vjen fundi i botës. Edhe pse dikush mund të habitet, tashmë për fierakët kjo është kthyer në një pamje të zakonshme.
Në qytetin e Fierit po ndodh diçka aspak normale: për shkak të kompanive naftë-nxjerrëse, toka ka rrëshqitur dhe ndodhet në një gjendje katastrofike pasi të çarat janë të panumërta. Kështu, puna që po kryhet në këtë zonë, po rrezikon jetët e shumë banorëve, pa përmendur dëmin që i është shkaktuar mjedisit, raporton “Jeta osh qef”.
Kush do të përgjigjet për këtë problem nëse aty ndodh një tragjedi?
Apo si përherë, edhe ndaj këtij shqetësimi zgjidhja është të bëjnë sikur s’kanë parë gjë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/