“Kredia e fundit” në Tiranë, pranga 4 personave

“Kredia e fundit” në Tiranë, pranga 4 personave

88
0
Shares

Policia e Tiranës ka njoftuar për finalizimin me sukses të operacionit “Kredia e Fundit”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 persona.

Të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar me kreditë dhe kanë falsifikuar dokumenta. Në pranga janë vënë 25-vjeçari Ledion Balla, 24-vjeçari Visardi Koleci, 29-vjeçari Ergest Dorzi dhe 22-vjeçari Andrea Kateshi. Ndërkohë, procedohet në gjendje të lirë shtetasja me iniciale M.R., 21 vjeç, ndërsa shpallet në kërkim shtetasja T.K., 24 vjeç.

Shtetasit e mësipërm aplikonin për kredi individuale konsumatore duke falsifikuar dokumenta të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen të kenë përfituar shuma nga 300 000 deri në 1 000 000 lekë të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY