Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një varg fotosh me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa gjatë vizitës së tij në Prishtinë rastin e betimit të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaci.
I veshur me xhinse Rama dhënë edhe një deklaratë për shtyp bashkë me homologun e tij nga Prishtina ndërkohë që duket qartë përpjekja e tij për të ngrohur marrëdhëniet me Kryeministrin e Kosovës.
Pothuajse gjysma e fotove të postuara prej tij janë me Mustafën, sjellje krejt e re e shefit të qeverisë së Tiranës.
Rama ka pasur një qëndrim të ftohtë me Kryeministrin e Kosovës përgjatë tri viteve që po drejton qeverinë e Tiranës. Herë të tjera ai ka postuar foto me Thacin dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës, bile edhe gazetarë të Prishtinës por jo me kryetarin e LDK-së.
Përvec takimeve me Mustafën, Kryeministri ka pasur takime edhe me drejtues tjerë të vendit fqinj duke përsëritur pjesërisht axhendën e Lulzim Bashës para se ky i fundit të vizitonte SHBA.
Edhe Rama brenda disa javëve do të vizitojë Uashingtonin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/