FOTO/ “Helikopteri që u rrëzua, duket se transportonte mermer për rezidencën e...

FOTO/ “Helikopteri që u rrëzua, duket se transportonte mermer për rezidencën e Kodhelit në Vermosh”

81
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha flet për ngjarjen e rrëndë që ka ndodhur dje në Shkodër. Berisha ngre dyshime për shkaqet e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë, pasi sipas tij duket se ai helikopter po transportonte mermer për rezidencën në Vermosh të Mimi Kodhelit. Për këtë Berisha shprehet se “qeveria perpiqet të fshehë shkaqet dhe rrethanat. “Në rast se kjo është e vërtet” vazhdon më tej Berisha “kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar shteteror”.

“Për të fshehur të vërtetën, janë konfiskuar edhe celularet e peshkatarëve dhe banoreve sepse mund të kenë rregjistruar pamje kompromentuese”, shkruan Berisha në një statuse në Facebook.

STATUSI I PLOTE I BERISHES

Shkodra zien dhe gumezhin per rrezimin e helikopterit!
Qeveria perpiqet te fshehe shkaqet dhe rrethanat?!?!

Te dashur miq, helikopteri qe u rrezua dhe ra dje ne liqenin e Shkodres, ne te cilin humben jeten dy pilotet, duket se transportonte meremer per ne rezidencem malore ne Vermosh te Mimi Kodhelit! Ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje krim te shemtuar shteteror. Qeveria po ben gjithćka per te fshehur shkakun e vertet dhe rrethanat e rrezimit te helikopterit, pra per ti mbuluar me heshtje dhe per ti lene ato ne fund te liqenit..
Gazetari Elvis Nabolli qe jep kete lajm ne FB e tij, kercenohet me jete dhe detyrohet te heqe statusin nga FB. Neo-bllokmeni Ilir Beqja kercenon fizikisht gazetarin e Zerit te Amerikes ne spital tek i plagosuri. Nderkohe portali syri.net jep nje video qe tregon se helikopteri eshte ndalur ne nje lendine prane doganes se Hanit te Hotit (mundet per te marre ngarkese?) dhe prej aty eshte nisur per udhetimin fatal.
Ndaj peshkatarve qe arriten te paret ne vendngjarje dhe banoreve te zones po ushtrohet dhune qe te mbyllin gojen. Per te fshehur te verteten, jane konfiskusr edhe celularet e peshkatareve dhe banoreve sepse mund te kene rregjistruar pamje kompromentuese.
Sot urgjent parlamenti duhet te ngreje komisioninin e verifikimit me cdo kusht te ketyre te dhenave tejet tronditese.

I bej thirrje presidentit te Republikes te shfrytezoje te gjithe kompetencat e tij per te verifikuar rrethanat dhe shkakun e kesaj tragjedie! sb

statusi berisha

berishaaaa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY