Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka lajmëruar ndryshime ligjore sipas shembullit të Gjermanisë përmes të cilave do të bëhet më transparente përdorimi i kompanive offshore.
“Sipas shembullit gjerman ku ministria e drejtësisë është ngarkuar të bëjë një ligj lidhur me këtë lloj biznesi, edhe ne do bëjmë ligj për kompanitë offshore. Kushdo që do të regjistrohet në këto lloj kompanish do të jetë i detyruar të deklarojë aksionerët.
Ekspertët janë duke menduar se në cfarë momenti ligjor mund të ndërfutet kjo kërkesë e re”, tha ministri Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/