Ardit Gjebrea ka rrëfyer ditën e sotme nëpërmjet nje statusi në facebook një histori personale qe i ka ndodhur gjatë kohës së regjimit komunist. Ai duket se i ka shpëtuar për mrekulli internimit, pse jo edhe burgosjes për shkak se dëgjonte këngët e huaja të ndaluara për kohën. Por fati i tij i mirë ishte se spiuni i caktuar nga Sigurimi i Shtetit ishte shoku i tij i ngushtë. Gjebrea shkruan se ‘artisti’ (pseudonimi i shokut i te ngushte i rekrutuar nga Sigurimi) i cili ka vdekur dhe ai i shpreh ngushellimet, ishte një njeri i mirë dhe gjithmon dhunohej nga agjentet e Sigurimit pasi nuk i spiunonte shokët. Kështu Gjebrea ka kujtuar kohën kur nga ai ju bë një nder i madh.
STATUSI I PLOTE I GJEBRESE
Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shqiptaret, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punedore, shihej “me miza” (sic i thonin dikur) kanali TV qe te mbushte me muzike, sport, filma etj.
I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, te nesermen ne shkollen e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion c’kisha pare ne TV dhe riprodhoja kenget qe mbaja mend.
Keshtu kaloi pak kohe dhe nje dite, nje shok i shkolles, me terhoqi menjane e me thote: “Eja te te percjell ne shtepi”.
Ishim vetem 16 vjec kur nisi te me thote: “Te lutem mos komento më per TV italian, te lutem mbylle gojen se po më merr ne qafe”.
U cudita, pasi ishte nje nder shoket e mi te mire. Po nuk e la cudine time te pakej kur shpertheu: “Une nuk kam faj, por me detyruan te firmos dhe jam bashkepunetor i sigurimit te shtetit”.
Filloi te me tregoje se si e kishin detyruar ne rruge te ndiqte dike, e kishin futur ne nje shtepi perdhese dhe me detyrim, duke qene se Partia kish nevoje per informata te njerezve qe nuk e donin, ai duhej te raportonte cdo muaj, per njerezit qe propagandonin kunder regjimit.
Nuk i besoja vesheve!
Nuk fola. Qe nga ajo dite “artisti” (keshtu e kish pseudonimin) me tregonte se si te pakenaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shoket. Dhe ishte nje djale shume i mire vertete.
Nuk i beri asnjehere kujt keq, por me nderrimin e sistemeve, ajo firme adoleshenti e beri gjithsesi te ndihej keq dhe iku. Iku jashte vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bente cdo lloj pune per te mbajtur familjen e tij.
Mora nje lajm te hidhur… “Artisti” na ka lene… pa u bere dot kurre artisti qe enderronte, për të na lënë ne të vijonim rrugen, sepse mund të na kish bere gjemen dhe kush e di ku mund te ishim me kenget italiane qe kendonim atehere, si shume e shume te tjere.
Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithe ata “te zellshem” qe ne ate kohe derguan sa e sa neper burgje apo ne internim per agjitacion e propagande dhe sot, pa i vrare ndergjegja, duke ditur qe dosjet nuk do hapen ndonjehere, kush e di ku i kemi?! Ne ndonje vend pellumbash, ku prape ndoshta bejne keq, ne ndonje biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojne te tjeret me konkurence te pandershme, ne ndonje auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj.
Dhe ata jane te sigurte nen ombrellen e jomoralit dhe mosguximit te sistemit qe dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kene zhdukur nga frika e ndonje kasaphane kolektive. Kush e di ku e kane gjetur pasqyren magjike qe “mbron” ndergjegjen inekzistente!
“Artisti” iku ne paqe me veten dhe me ne, per te lene pas sa e sa firma qe si kucedra ende jetojne me panginjen e te keqes.
Paqe aty ku je, miku im i mire!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/