Rosela Gjylbegu, më shumë se gjithçka tjetër është një artiste e mirëfilltë. Me një formim profesionist si dhe një karrierë të gjatë, sot këngëtarja është në gjendje të vlerësojë edhe tregun muzikor, duke na rrëfyer se është tregu ai që duhet të pastrohet nga disa emra.
Prej më se një viti i ka munguar ekranit me një projekt të ri, pasi sipas saj, është duke u përgatitur më së miri për këngën e re. Megjithatë nuk u ka munguar fansave, me të cilët Rosela vijon të ketë një komunikim aktiv. E si gjithmonë, është shumë e kujdesshme edhe në jetën private, duke u shprehur se i pëlqen që ta jetojë atë larg fokusit mediatik. E në fund e mbyll me një premtim, që kur të ketë diçka të re në jetën e saj sentimentale, do ta bëjë publike…
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, pyetjes se:
A ka Rosela shoqëri me Encën, Gugun, Xhesika Ndojin; i shikoni këta emra, si këngëtare apo si fenomene në Shqipëri? Ajo i është përgjigjur kështu: “Nuk më lidh asgjë me këta emra dhe nuk i njoh fare e as nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk dua të gjykoj askënd, por për mua janë thjesht fenomene kalimtare, edhe pse më vjen keq tek shoh që mediat u kushtojnë një vëmendje të tepërt dhe kështu ndiko-jnë tek ata që i shohin’, është shprehur Rosela.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/