Foto Ilustruese
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht për helikopterin e rrëzuar sot. Sipas MM, mësohet se helikopteri ishte në një stërvitje të zakonshme të planifikuar. Pas më se një orë e gjysmë, ai kishte humbur kontaktet me Qendrën e Kontrollit në Rinas.
Pas kësaj një helikopter kërkim – shpëtimi është nisur drejt vendit.
“Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.
Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.
Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi.
Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuça”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/