“Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!
Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.
E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.
Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.
I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.
Lutem për shpirtin e tyre.
Shërim të shpejtë Geraldit!”, është mesazhi ngushëllues i ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për pilotët e përfshirë në aksidentin e sotëm, të rënies së një helikopteri të Forcave të Armatosura.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/