I dehur dhe nga një makinë një 33 vjeçar ka hapur zjarr në drejtim të një lokali.
Ngjarja është shënuar më 5 prill 2016 në fshatin Larushk të Krujës ndërsa sot është bërë arrestimi I tij dhe dy shokëve për moskallëzim krimi, informon policia e Durrësit.
“Më datë 05.04.2016, në orët e mbrëmjes, në fshatin Larushk, shtetasi Alfred Karaj, për motive të dobëta(ka qenë në gjendje të dehur), pasagjer në mjetin tip Benz me targa AA 575 LG, në pronësi të tij, ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të dyqanit dhe lokalit të shtetasit K.Z. 40 vjeç, banues në Larushkë. Ndërkohë, shtetasit Arjan Veshti(shofer në mjetin tip Benz)dhe Elon Deliu, kanë qenë brenda në makinë kur Alfred Karaj ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe dyqanit të shtetasit K.Z. dhe nuk kanë njoftuar pranë shërbimeve përkatëse për kryerjen e kësaj vepre penale” informon policia.
Lokali ka qenë i mbyllur në momentin kur ndodhën të shtënat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:7 gëzhonja model 54, kalibri 7.62 mm;një këmishë predhe fisheku luftarak e dëmtuar.
Te arrestuarit
. Alfred Karaj, 33 vjeç, banues në Nikel, Fushë-Krujë;
• Arjan (Dorjan)Veshti, 31 vjeç, banues në Kameras, Fushë- Krujë;
• Elon Deliu 28 vjeç, banues në Nikel, Fushë-Krujë.
” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/4 të Kodit Penal , në ngarkim të shtetasit Alfred Karaj; “Moskallëzim krimi”e kryer në bashkëpunim, parashikuar në nenin 300, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Arjan Veshti dhe Elon Deliu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/