FOTO/ Flota e helikopterëve të FA, humbet në një vit 1/3 e...

FOTO/ Flota e helikopterëve të FA, humbet në një vit 1/3 e pilotëve të saj

88
0
Shares

Foto Ilustruese – Pilotë të njësisë së helikopterëve të Farkës

Njësia e helikopterëve të Forcave të Armatosura të Farkës, derë më se një vit më parë numëronte 9 pilotë, efektivë të saj. Sot ky numër ka zbritur në 6.

sokol feka, helikopteri rrezuar spanjeMajor Sokol Feka

Në dy aksidente të ndryshme me helikopterë, në rrethana e për arsye të ndryshme, kjo flotë ka humbur 1/3 e ekuipazhit të saj.
Në 29 janar 205, në Spanjë, humbi jetën majori Sokol Feka. Ai ndodhej atje për llogari të karteleve të drogës dhe transportonte lëndë narkotike me helikopter. Helikopteri u rrëzua dhe ai humbi jetën.

florian deliaj22
Kapiten Florian Deliaj

Sot, në aksidentin e rëndë në Grizhë të malësisë së Madhe, një helikopter, këtë herë i FA, ra në liqenin e Shkodrës dhe humbën jetën kapiteni  Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha.

donald hoxha1
Toger Donald Hoxha

Po aq e rëndë sa humbja e 1/3, në më se një vit, të efektivëve të flotës së helikopterëve, është e rëndë edhe kushtet e trajtimit të tyre.
Sipas pilotëve të kësaj njësie, mësohet se pagat e tyre llogariten deri në 400 mijë lekë (të vjetra) në muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY