Modelja Iskra Lawrence, është irrituar së fundmi nga provokuesit në internet. Për këtë arsye ajo ka vendosur që t’ju kundërpërgjigjet atyre fuqishëm.
Një person e ka quajtur bukuroshen britanike “lopë e trashë” në Instagram.
Komentuesi është shprehur se modelet me linja të plota reklamojnë “trashësinë”, se “të gjithë duhet të bojkotojnë McDonald’s”, dhe se “njerëzit si ajo hanë shumë patatina”.
Ajo është kundërpërgjigjur shpejt, me një fotografi ku shihet e rrethuar me qese të shumta patatinash.
“Kjo është për të gjithë ata që janë quajtur të trashë”, ka shkruar ajo.
“Opinionet janë si vrima e b*thës, të gjithë e kanë nga një”, ka thënë Iskra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/