Piloti Florian Deliaj
Piloti Florian Deliaj i cili humbi jetën sot në aksidentin tragjik gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Liqenin e Shkodrës, kishte dashur dhe kishte bërë kërkesë të largohej nga Forcat e Armatosura.
Një informacion të tillë e japin miqtë e tij.
“Në përkujtim të mikut tim të hershem, pilotit Floran Delia, që humbi jetën tragjikisht nga rrëzimi i helikopterit të FA në afërsi të Shkodrës. Në se do ti kishin miratuar dorëheqjen e shumëpritur prej kohesh… ai do ishte sot, mes nesh! U prefsh ne paqe mik”, shkruan në “Facebook” Edmond Prifti, njëri prej miqve të pilotit.
Lidhur me këtë kërkesë, mësohet se pilotit Florian Dleiaj i ishte refuzuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Arsyeja e dorëheqjes, ishin kushtet e punës dhe paga e pamjaftueshme.
“Sipas ministrisë nuk kishte pilotë të mjaftueshëm për të operuar në FA dhe i shkreti kapiten donte të ikte në Angli ku i kishte të gjithë dhe njëherazi të rikthehej në vendlindje në Radomire ku po ndërtonte një resort turistik. Donte të më takonte këto ditë, pasi e takova një jave më parë dhe ishte shumë i mërzitur se Kodheli nuk kishte pranuar ta firmoste dorëheqjen. Më thoshte që nuk donte me të shërbente për rrogën e vogël që merrte aty”, tregon për DRONI.al, Edmond Prifti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/