Deklarata e Jurgen Kurtit: Babanë e kam lënë të plagosur, nuk e...

Deklarata e Jurgen Kurtit: Babanë e kam lënë të plagosur, nuk e dija se ka vdekur, u nisa të çoj dajën në spital

68
0
Shares

Dëshmitë e dy të arrestuarve për vrasjen e 50 ­vjeçarit Artur Kurti kanë zbardhur motivet e dhunës në familje, por kanë lënë në pikëpyetje autorësinë. Jurgen Kurti ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se të shtunën në mesnatë, nëna e kishte lajmëruar se babai kishte shkuar i dehur në banesë dhe kishte tentuar të hynte me forcë. Për këtë arsye, Shpresa Kurti kishte lajmëruar edhe vëllain e saj, Leonard Ristanin, të cilin e kishte vënë në dijeni për atë çfarë po ndodhte mes saj dhe të shoqit. Në momentin kur e shoqja i hapi derën, ai tentoi ta godiste me thikë, por ndërhyri kunati me djalin.

“Babai goditi dajën dy herë në trup dhe ai ra në tokë. Më pas u ngrit dhe u drejtua t’i merrte thikën babit nga dora. U përleshëm të dy me të. Nuk e di me saktësi se cili nga ne e goditi pasi i morëm thikën nga dora, por e pashë që u plagos rëndë dhe u rrëzua. E kam lënë aty të plagosur rëndë, nuk e dija se ka vdekur, dhe u nisa të dërgoj dajën me makinë në spital”, ka treguar në Polici Jurgen Kurti. Më pas ka treguar se gjatë rrugës janë shkëmbyer me një makinë Policie dhe u ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY