Arrestohen 3 inspektorë, kryenin kontrolle fiktive kundrejt ryshfetit 50 mijë lekë

Arrestohen 3 inspektorë, kryenin kontrolle fiktive kundrejt ryshfetit 50 mijë lekë

52
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Urdhërat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit gjatë ditës së Mërkurë (dt. 06.04.2016).

Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se, për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj drejtori kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve, që varjojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te kostatuara.

Prokuroria e Tiranës, pasi siguroi informacionin e nevojshëm hetimor, urdhëroi ndalimin e menjëhershëm për punonjësit e IQT-së, si më poshtë:

1.
Sandër Prenga, i datëlindjes 1967;

2. Dorjan Flamuraj, i datëlindjes 1981;

3.
Alton Kasembi
, i datëlindjes 1974;

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY