Stuhia e nisur nga publikimi i dokumenteve për atë që po merr gradualisht formë si tërmeti më i madh fiskal i të gjitha kohërave, sa vjen e përforcohet.
Panama Papers bëhet çështje edhe në politikën shqiptare. Ka qenë Pandeli Majko i cili ka thënë se ”uroj që nga ky skandali i Panamasë të dalim të pastër, si majtas edhe djathtas. Se mos na dalë ndonjë emër dhe na sillni ndonjë nen tjetër të këtij projekligjit për dekriminalizimin”. Kështu është shprehur Majko gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.
Por sipas deputetit demokrat Oert Bylykbashi në këtë skandal ka të përfshirë edhe lidre të politikës shqiptarë ai tha se “Kryeministri Edi Rama ka 200 milionë euro në offshore”, kjo ishte përgjigja e Bylykbashit ndaj fjalës së Majkos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/