EMRAT/ Tiranë, shkatërrohet rrjeti trafikantëve të heroninës, kokainës dhe kanabisit

EMRAT/ Tiranë, shkatërrohet rrjeti trafikantëve të heroninës, kokainës dhe kanabisit

106
0
Shares

Foto Ilustruese

Nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua sot operacioni “Start 2”.
Për pasojë, policia ka arrestuar në flagrancë katër shtetas për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga Neni 283/2. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujor.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë” “kokainë” dhe “cannabis sattiva” në zonën e Unazës së Re, “Irfan Tomini”, “Fusha e Aviacionit”.
Materialet proceduriale ju dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Të arrestuarit
1. Lorenc Bacelli, 37 vjeç, banues në Tiranë.
2. Marius Ali, 26 vjeç, banues në Tiranë.
3. Albi Luca, 27 vjeç, banues në Tiranë.
4. Rubin Përzhita, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar
– 1 automjet  tip “Mitsubishi” me targa AA 260 IN
– 1 motor pa targa.
– 2 biçikleta.
– shuma prej 20.000 lekësh dhe 100 euro
– sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në 27 porcione.
– sasia prej 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në 11 porcione.
– sasia prej 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva e ndarë në 15 porcione.
– fara bime cannabis sattiva , gjithsej 120 copë
– 20 karta sim të kompanive celulare të ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të ndryshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY