Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i “Panama Papers” nisi nga i biri i SS gjerman

04/04/2016
Skandali i “Panama Papers” nisi nga i biri i SS gjerman
Share on FacebookShare on Whatsapp

Njëri prej bashkëthemeluesve të zyrën ligjore Mossack Fonesca, e vënë së fundi në qendër të megaskandalit “Panama Papers” është pasardhës i një familjeje të lidhur drejtpërdrejt me regjimin nazist të Adolf Hitlerit në Gjermani.

Bëhet fjalë për avokatin Jürgen Mossackun, i cili në vitin 1977 themeloi një zyrë ligjore, ku 7 vjet më vonë ftoi në bashkëpunim Ramon Fonescën, partnerin tjetër me të cilin u takuan në një profilizuan zyrën për veprime fiksale ligjore që do të merrte më pas karakter ndërkombëtar.

Këtë histori e ka rrëfyer për britaniken Daliy Mail, vëllai nga babai i Jyrgen Mosakut, Horst, i cili jeton në Bavari dhe shprehet i tronditur nga skandali më i fundit.

Jyrgen Mossack i lindur në Gjermani në vitin 1948 është djali i një pjesëtari të regjimentit famkeq “Totenkopf” që njihet si divizioni i kokave të të vdekurve, pjesë e njësisë elitare të trupave naziste “SS”. Erhard Mossack kishte grada të larta në këtë divizion.

Është zbuluar se pas luftës së dytë botërore Erhard Mossack, babai bashkëthemeluesit të zyrës së avokatisë “Mossack Fonesca” u kap nga agjentët e CIA-s në Mynih, gjatë aksioneve të vazhdueshme për kapjen e ish-zyrtarëve të regjimit nazist. Në mënyrë misterioze, familja e nazistit Erdard Mossack zhvendoset në Amerikën Latine në vitin 1948, ku sipas Daily Mail rezulton se i ka punuar si agjent i CIA-s në Kubë, nga ku u ka dërguar autoriteteve amerikane vazhdimisht informacione. Më pas rezulton të ketë përfunduar në Panama bashkë me familjen, për t’u rikthyer sërish në Gjermani, në rrethana të paqarta në vitet ‘70.

Mediat gjermane i janë drejtuar për informacione shërbimi aktual i inteligjencës në Gjermani BND. Kjo agjenci e konfirmon se Erhard Mossack ka pasur dosje që datojnë nga periudha naziste por nuk ka dhënë detaje, duke u justifikuar se nuk donte të zbulonte informacione që mund të ishin të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve gjermanë.

Jyrgen Mosak kishte preferuar të qëndronte në Panama ku pasi mbaroi studimet, themeloi zyrën e tij të avokatisë në moshën 29-vjeçare. Veç gjysmëvëllait Jyrgen ka Horst ka edhe një motër dhe një vëlla tjetër të quajtur Peter, i cili aktualisht është konsull nderi i Panamasë në Frankfurt.abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.