Tiranë, për një borxh të pashlyer nxjerrin armët në mes të Tiranës

Tiranë, për një borxh të pashlyer nxjerrin armët në mes të Tiranës

68
0
Shares

Pistoleta e bllokuar

Nga ana e shërbimeve rrugore dhe Forcave të Posaçme Shqiponja u parandalua në Tiranë përshkallëzimi i një konflikti me armë. Motivi i këtij konflikti ishte një borxh i pashlyer.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur të neutralizohet një nga personat e përfshirë në konflikt i cili ishte i armatosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të ditës së sotme, në rrugën “Siri Kodra”, në afërsi të “Punishtes së Pastrave”, ku ka pasur një konflikt midis disa personave, ku një shtetas kishte armë zjarri me vete.
Policia ka ndërhyrë në moment ku ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka  bërë shoqërimin e  Azumir Tuçi, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zaztava”
Gjithashtu u shoqëruan edhe dy vëllezërit e përfshirë në këtë konflikt, F. P., 30 vjeç dhe E. P., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet paraprake mendohet se arsyeja e konfliktit është një shumë monetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY