Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHIFRAT/ Operacioni në 82 vende, sekuestrohen pije dhe ushqime të falsifikuara edhe në Shqipëri

03/04/2016
SHIFRAT/ Operacioni në 82 vende, sekuestrohen pije dhe ushqime të falsifikuara edhe në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit me indicie të Interpol dhe Europol , u përfshi në Operacionin ndërkombëtar i shtrirë në 82 vende, të koduar “Opsion V”, “Për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, trafikimit, importimit/eksportimit të mallrave ushqimore dhe pijeve të falsifikuara/nën standarde”.
Në funksion të këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u hartua dhe u ndoq një program masash i përbashkët ku u përfshinë strukturat e Drejtorive Vendore të Policive, Tatimeve e Doganave te cilat morën detyrime që nga data 04. 11. 2015, duke përpiluar planet e tyre të masave, analizuan te gjithë informacionet që dispononin dhe me pas kaluan në kontrolle konkrete, fillimisht të pikave të dyshuara për aktivitet kriminal të prodhimit të kundërligjshëm të produkteve ushqimore dhe pijeve.
Në vijim u vazhdua me kontrollet në punishte, fabrika, subjekte, pika tregtimi dhe automjete që dyshoheshin se kryenin transportimin e tyre.
Një pjesë e kontrolleve u kryen të përbashkëta me institucionet e tjera pjesëmarrëse si Drejtoritë Rajonale të AKU-së, Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Drejtoritë Rajonale të Hetimit Tatimor.


Nga kontrollet e organizuara nga Drejtoritë Vendore të Policive/Komisariatet e Policive, kryer nga grupet e punës në terren dhe drejtuar nga Strukturat për Krimin Ekonomik e Financiar në Policisë e Shtetit janë arritur rezultatet e mëposhtme

bllokim mallrash ushqimore1– Janë kontrolluar në total rreth 200 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.
– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale” (Neni 149/a te Kodit Penal), gjithsej 8 subjekte.
– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundërligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj (Nenet 172, 174, 179, 180, 190 si dhe 288/a te Kodit Penal) gjithsej 32 subjekte.
– Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona.
– Janë arrestuar në flagrancë 6 persona,
– Është shpallur kërkimi për 1 person.
– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë 48 828 litra verë 3 870 litra raki rrushi 120 litra birrë Peja 934 litra pije alkoolike të forta si Whiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2 1990 litra musht rrushi 2640 kg kafe kokërr 83 kg mjaltë 18 000 kokrra vezë aksesorë voluminoz kantine, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.