PATENTA E MAKINËS/ Shëndetësia falas merr një kuptim të ri, 30 mijë...

PATENTA E MAKINËS/ Shëndetësia falas merr një kuptim të ri, 30 mijë lekë shtesë vizita te mjeku i syve dhe i veshëve

576
0
Shares

Vizita e mjekut okulist apo otorino-laringologut, nëse bëhet për efekt raporti mjekësore për leje drejtimi apo veprimtarinë me armët, duke filluar nga 1 prilli është bërë me pagesë edhe për të siguruarit.
Me anë të urdhri të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që mban datën 29 mars 2016, vizitat te këto dy mjekë specialistë do të bëhen kundrejt pagesës prej 1 500 lekesh për secilën.
Deri tani, për aplikimet paguhej vetëm një raport prej 1 mijë lekësh, i cili mbetet gjithashtu në fuqi.
Urdhri i Ministrit është shpërndarë në të gjitha poliklinikat e specialiteteve në kryeqytet dhe në rrethe.
Në këtë mënyre, raporti mjekësor, pavarësisht nëse aplikanti është i siguruar, do të kushtojë në total 4 mijë lekë.
Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Televizionin Klan se këto pagesa konsiderohen si tarifa administrative për një shërbim që ofron shteti dhe nuk kanë të bëjnë me sëmundshmërinë apo parandalimin.
Paratë e mbledhura shërbejnë si të ardhura dytësore për poliklinikat.
Pagesa për vizitën e mjekut okulist dhe otorino-laringologut si pjesë e raportit mjekësor për leje drejtimin apo veprimtarinë me armët, aplikohet për herë të pare për personat e siguruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY