FOTO/ Elia Zaharia rrëfen njohjen me Princin: Ja “propozimi” që më bëri...

FOTO/ Elia Zaharia rrëfen njohjen me Princin: Ja “propozimi” që më bëri Leka

259
0
Shares

Aktorja Elia Zaharia, ka rrëfyer njohjen e saj me Princ lekën.
E ftuar te “E Diell” në TV “Top Channel”, Elia ka treguar se njohja e para me Lekën ka qenë në vitin 2002, në një shoqëri të përbashkët. Pas largimit me studime në Francë, takimi i radhës ishte në vitin 2008, sërish në një festë, ku ata ishin të ftuar.
Për Elian, pas këtij takimi, ku prezantimin mes lekës dhe asaj e kishte bërë Yllka Muja, nëna e Zaharias, takime te tyre u shpeshtuan. Atë vit, në verë, nën shoqërinë e përbashkët të disa miqve, ata edhe kaluan së bashku disa ditë pushime në bregdet.
Në një nga këto ditë, Elia tregon se natyrshëm kaloi shoqëria e tyre në diçka më shumë.
Elia tregon edhe momentin shumë romantik, të “propozimit”, prej princit Leka.
“Ti je vajza e verës time, por unë do të desha të ishe vajzë e gjithë dimrave që do të vijnë”, kujtoi dhe citoi Elia Zaharia.
Duke u ndalur te dasma, tashmë e shpallur për në 8 tetor, Elia zbuloi se u zgjodh kjo datë, në kujtim të datëlindjes së Mbretit Ahmet Zogu.
Për sa i përket hollësive të përgatitjes së dasmës, Elia bëri të ditur se ende është shpejt për të folur për këto. Ajo është mjaftuar duke bërë të ditur se dasma do të bëhet në Tiranë, se dhe do të ketë shumë të ftuar edhe nga monarkitë e Europës.
elia zaharia, tiop channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY