Flakët e një zjarr të madh ka rënë këtë të diel në pyjet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Indihmuar nga era zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje. Zjarri u diktua nga fermerët privat të fshatit Koçaj, të cilët njoftuan pranë Bashkisë Bulqize.
Në vendngjarje menjeherë ka shkuar zjarrfikësja e emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë. Me ndihmën e banoreve të këtij fshati ato arritën që ta vënë zjarrin nënkontroll.
Flakët ishin përhapur duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive të fshatit Koçaj, duke dëmtuar kështu edhe varrezat e fshatit. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm me synimin për të shtuar sipërfaqet e kullotave për bagëtitë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/