Shkodra përkujton 4 dëshmorët, Basha brohoritet nga mijëra të rinj

Shkodra përkujton 4 dëshmorët, Basha brohoritet nga mijëra të rinj

156
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në Shkodër se vrasja e 2 prillit nuk ishte aksident por shfrim i hakmarrjes së egër të PPSH kundër demokracisë. Basha dhe drejtues të lartë të PD-së nderuan sot 4 dëshmorët e 2 prillit duke bërë homazhe te memoriali në qendër ët qytetit.

“Vrasja e Arben Brocit, Besnik Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut nuk ishte aksident, por një shfrim hakmarrës i PPSH-së, Sigurimit të Shtetit dhe policisë së dhunës, ishte një shpërthim i vetvetishëm i dhunës që buron nga sistemet dikatoriale” , tha Basha në fjalën e tij përpara mijëra qytetarëve të Shkodrës që përkujtuan 25 vjetorin e masakrës së 2 prillit.
2 prilli shkoder flete qe digjen

Në vijim Basha e vuti theksin tek të rinjtë e PD-së. “Asnjëherë më parë, Arben Broci, themeluesi i PD-së dhe shokët e tij nuk kanë mbledhur këtu në Shkodër kaq shumë vajza dhe djem të rinj. Ky është një pelegrinazh i vërtetë dhe prania e të rinjve këtu është një dëshmi. Mbi të gjitha, kjo prani kaq domethënëse është shpresa e një rizgjimi të ri të rinisë shqiptare për demokracinë”, tha Basha në fjalën e tij.

Dëshmorët kanë lënë në veçanti një sprovë të përjetshme, për të mos lejuar pajtimin me të keqen, për t’i dalë para së keqes që na ka bllokuar aspiratën.

Ky 2 prill na la një dëshmi të pashlyeshme se trashëgimtarët kthehen tek të parët e tyre, tek dhuna, tek shtypja, tek diskriminimi politik dhe sundimi. Kjo shtypje është realiteti i qeverisjes Rama – Meta që duan pushtet me çdo çmim.

Mitingun e përshëndeti edhe kryetari i FRPD-së Belind Këllici dhe përfaqësues të të rinjve demokratë nga Vlora.
basha me te rinjte neshkodres

“Arben Broci është shkodran, por po aq ai është vlonjat, gjirokastrit, tiranas… Ai është bir i demokracisë. Si ata dikur, ne sot qendrojmë përballë Koço Kokëdhimës, Fatmir Xhafajt, por ne do t’i mundim,” tha një përfaqësues i FRPD së Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY