Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia nis kultivimin e kanabisit industrial

02/04/2016
Greqia nis kultivimin e kanabisit industrial
Share on FacebookShare on Whatsapp

Greqi do të fillojë kultivimi i kanabisit industrial. Vendimi i nënshkruar nga ministri i drejtësisë dhe ai i zhvillimit bujqësor, argumentohet me zbatimin e rregulloreve të Komisionit Europian dhe vendosen kritere dhe parametra tepër të rrepta.

Vitet e fundit në Greqi janë intensifikuar lëvizjet që kërkojnë legalizimin e kanabisit për përdorim vetiak apo mjekësor. Që nga 2015-a në sheshin Syntagma zhvillohet Festivali i Kanabisit, në një përpjekje për luftuar penalizimin e përdoruesve të kësaj droge. Mirëpo opinioni publik mbetet tepër paragjykues.

Në fakt, Greqia ka miratuar që në mars të vitit 2013 kultivimin e kanabisit industrial, por ligji i miratuar atëherë nuk kishte marrë fuqi ligjore, për shkak se ende nuk ishte nënshkruar vendimi ministror që do të parashikonte modalitetet e zbatimit.

Tashmë vendimi është nënshkruar dhe mendohet se mjaft fermerë do të fillojnë menjëherë të mbjellin farën e kërpit, ose siç njihet gjerësisht, kanabisit industrial.

Në përpjekje që të parandalojë kultivimin për qëllime droge, qeveria do të ushtrojë vazhdimisht kontrolle dhe analiza labratorike të kampionëve të prodhimit që do të merren sistematikisht.

Vendimi përcakton se lejohet kultivimi vetëm i kanabisit me përmbajtje tepër të ulët të lëndës tetrahidrokanabiol (THC) dhe se në asnjë rast kjo përmbajtje nuk mund të jetë më shumë se 0,2%. Nëse rezulton një përmbajtje më e madhe e THC, atëherë do të sinjalizohen shërbimet përkatëse të policisë që do të procedojnë kultivuesin.

Për shkelje të tjera që mund të konstatohen, parashikohen gjoba deri në 100.000 euro.

Vendimi i qeverisë greke vjen dy muaj pasi 20 deputetë të SYRIZA-s kishin propozuar legalizimin e kanabisit industrial, duke theksuar se ky është një proces i cili madje subvencionohet nga Bashkimi Europian. Deputetët theksonin se në Greqi ende nuk është bërë e qartë që kanabisi industrial nuk ka asnjë lidhje me drogën, ndërsa vinin në dukje se kultivimi i kanabisit industrial mund të shndërrohet në një faktor pozitiv në përpjekjet e vendit për të riorientuar prodhimin primar dhe sekondar. tribuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.