Gramsh, i dehur kërcënon me thikë nënë e bir, arrestohet 29 vjeçari

Gramsh, i dehur kërcënon me thikë nënë e bir, arrestohet 29 vjeçari

108
0
Shares

Një 29­-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me thikë nënë e bir, pas një konflikti në lokalin e fshatit. Policia bën të ditur se ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në fshatin Tunjë të Gramshit. “Erison Muraro, 29 vjeç në gjendje të dehur është konfliktuar me nënë e bir, A.M, 20 vjeç dhe N.M, 37 vjeçe, që ndodheshin në lokal dhe në sherr e sipër i ka kanosur me thikë”­ thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se i riu më pas është arrestuar.

Policia e Elbasanit thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Dy thika, 78 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm ,Një krëhër automatiku. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 84, 278/2 dhe 279/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY