Katër makina janë përfshirë nga flakët gjatë natës në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autorja është një 23 – vjeçare nga Tirana, e cila i ka vënë flakën qëllimisht automjeteve në pronësi të shtetasit me iniciale V.P.
Sipas policisë, nga pamjet filmike në momentin kur është vënë zjarri është bërë e mundur identifikimi i autores së dyshuar. Ajo është Desara Mancellari, 23 – vjeç nga Tirana, e cila është ndaluar.
Motivi i zjarrvënies, sipas policisë ka qenë një konflik për motive të dobëta mes Mancellarit dhe djalit të të dëmtuarit. Por sipas disa burimeve 23 vjecarja ka qënë e fejuar me djalin e pronarit të makinave të djegura dhe më pas janë ndarë.
Sipas burimeve babi i djalit e ka dhunuar Desara Mancellarin pasi sipas tij i ka cënuar nderin e familjes. Një gjë e tillë mesa duket e ka çuar vajzën drejt hakmarrjes, pasi i ka lagur me benzinë ju ka vënë flakën 4 makinave të babait të ish të fejuarti të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/