A është gati Rama! Propozimet e PD të hënën në Komisionin e...

A është gati Rama! Propozimet e PD të hënën në Komisionin e Ligjeve

67
0
Shares

Dy propozime të PD që lidhen me disa amendime në ligjin e dekriminalizimit dhe atë të komisioneve hetimore priten të shqyrtohen te hënën ne Komisionin e Ligjeve.

Për këtë shkak besohet që edhe opozita do të marrë pjesë në punimet e këtij komisioni.

Ndryshimi i kërkuar në ligjin e dekriminalizimit pak javë pas miratimit te tij u bë i nevojshëm pas kthimit në Kuvend të deputetit në arrest Armando Prenga. PD kërkon që të përcaktohet në ligj që deputetët me precedentë penalë në hetim tu pezullohet mandati deri ne dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Ndërsa ndryshimet ne ligjin per komisionet hetimore reformojnë konceptin e kuorumit për këto komisione duke i bere mbledhjet e vlefshme ne rastet kur marrin pjese te gjithë anëtaret e grupimit politik qe ka ngritur komisionin. Po ashtu PD kërkon që të përcaktohet me ligj se kerkesa per hetim apo prova te pranohet pa u hedhur ne vote.

Mazhoranca aktuale më se njëherë ka bllokuar furnizimin me të dhëna të komsioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Nuk dihet nëse mazhoranca do të rishikojë qëndrimin e saj ndaj propozimeve të opozitës që i ka konsideruar si anti-kushtetuese. Përndryshe mazhoranca mund ti rrëzojë në komision amendamentet e opozitës duke kthyer gjithcka në fillim pavarësisht se Rama ka nisur një letër kompromisi në PD dhe se ka ftuar opozitën të ngrejnë sëbashku tryezën e nivelit të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY