Prokuroria e Tiranës vendosi të sekuestrojë një shumë të madhe prej gjysëm milioni pasuri i pretenduar nga dy suedezë.
Prokuroria shqiptare kërkoi nga autoritetet suedeze me një letër porosi informacion për të ardhurat financiare të shtetasve Ove Oskar Johansen dhe Joo Borge Nilsen.
Vendimi për sekuestron është marrë javën e shkuar pas dyshimeve për pastrim parash nga dy shtetasit suedez në vendin tonë.
Para hetuesve, dy suedezët kanë deklaruar se paratë i kanë transferuar në Shqipëri në dy llogari të ndryshme bankare me vlerën e 200 dhe 300 mijë eurove për të hapur biznes.
Ky deklarim nuk ka bindur hetuesit dhe deri në verifikimin e burimit financiar, këto para do të qëndrojnë nën sekuestro preventive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/