Nga Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Thyerja”. Ku u arrestua një shtetas dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër për veprën penale “Vjedhja”. Ne pranga u vu shtetasi: – Agron Arixhiu, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Si dhe shpallet në kërkim shtetasi: – E. K., 23 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ai është autor i vjedhjes së disa paisjeve në një Fast- Food në rrugën “Siri Kodra”. Këtë vjedhje ky shtetas e ka kryer në bashkëpunim me shtetasin E. K. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134- 25 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe disa vjedhje të tjera ku këta dy shtetas dyshohet se janë autorë , konkretisht : 1. Më datë 01.03.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, ku është vjedhur një televizor tip “LG”. 2. Më datë 05.03.2016, në rrugën “Jorgo Plaku”, në banesën e shtetasit A. Ll., 38 vjeç, në garazh, i janë vjedhur 3 matrapikë, 2 trapano dhe një pompë uji. 3. Më datë 20.03.2016, në rrugën “Ymer Ndregjoni”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Dh. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë dy televizor plazma. 4. Më datë 24.03.2016, në rrugën e “Dibrës”, është vjedhur banesa e shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një shumë prej 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë të reja. 5. Më datë 27.03.2016, në rrugën “Fadil Deliu” është vjedhur banesa e shtetasit E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, ku janë vjedhur 1 televizor dhe disa bizhuteri me vlerë 100.000 (njëqind mijë) lekë të reja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/