Gent Strazimiri: Skenari ndaj meje “arma në altarin e kishës”

Gent Strazimiri: Skenari ndaj meje “arma në altarin e kishës”

56
0
Shares

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka mohuar të ketë marrë dhuratë prej ndokujt një armë pistoletë, sic u aludua sot nga një postim në Facebook prej një personi.

“Pas dështimit të variantit “bomba e ambasadës sovjetike”, shokët e Sigurimit kanë montuar variantin “armë në altarin e kishës”…

Gjthsesi më duhet ta falënderoj shokët e Sigurimit dhe çetën sipas mënyrës time:

KURRË në jetën time politike nuk kam pranuar dhuratë as të lirë e as të shtrenjtë, të çfarëdo lloji qoftë, nga askush!

Në rastin konkret e vërteta del fare thjesht: njerëz pa pasaportë edhe gjen.

Armë pa “pasaportë” jo.

Madje arma pajiset me “pasaportë” ende pa dalë nga fabrika dhe quhet “enduser certificate”.

Cilido që ka mbajtur, transportuar apo dhuruar një armë, duhet të paraqesë “enduser certificate” përndryshe teknikisht ka kryer veprën penale të “trafikimit të armëve”.

Nëse arma pa “enduser certificate” ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, klasifikohet në “trafik ndërkombëtar të armëve”. Pra cilido që kërkon të vërtetën, veçanërisht media, e nxis që të kërkojë nga cilido burim zyrtar ose jo, këtë dokument që nuk lejon askënd të gënjejë apo të fshihet!

Personalisht kam pranuar armë vetëm nga armaturat zyrtare të shtetit shqiptar, në bazë të të gjithë legjislacionit në fuqi”, shkruan Strazimiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY